Presidenti Bajram Begaj ka uruar shqiptarët për festën e 14 Marsit, Ditën e Verës.
Në një postim në rrjete sociale, Begaj shkruan se kjo stinë e ngrohtë të jetë burime ripërtëritje për të gjithë qytetarët.
“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar”, ka shkruar Presidenti Bajram Begaj.