Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të vizitojë Shqipërinë në datat 15-16 mars.

Vizita është parë si një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si edhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Pas Tiranës, Shkupi do të jetë ndalesa e radhës e Borrell, i cili në kete vizitë shoqërohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Diten e neserme, ërfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars, ku vendi ynë do të përfaqësohet nga kreu i qeverisë. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell,
kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.Pasdite, HR/VP Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja dhe do të zhvillojë një shkëmbim me përfaqësues të Rinisë. Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut.