Dani Alves është i shkatërruar nga divorci me gruan e tij Joana Sanz për çështjen për të cilën ai u mbajt në paraburgim dhe do të hyjë në grevë urie në burg.Dani Alves mbetet në paraburgim pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në një klub të Barcelonës më 30 dhjetor, por i është dhënë një “goditje” e madhe pasi bashkëshortja e tij njoftoi në një mesazh në rrjetet sociale se të dy nuk do të jenë më bashkë.Siç raporton emisioni televiziv spanjoll “Cuatro al dia”, mbrojtësi brazilian është në gjendje të keqe psikologjike dhe synon të nisë një grevë urie. Në të njëjtën kohë ai qëndron i mbyllur në qeli dhe nuk dëshiron të flasë me asnjë person tjetër. /G.D abcnews.al/
Dani Alves hyn në grevë urie pas ndarjes nga gruaja
11