Del sot para gjykatës shefi i repartit në RENEA, Altin Morina i cili u kap me 113 mijë euro në makinën e tij tip “Audi”.
Ndaj tij rëndojnë tre akuza, “pastrim të produkteve të veprës penale”, “fshehje e të ardhurave” dhe “shpërdorim detyre”.
Gjatë kontrollit në mjetin e tij, rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.
Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.