KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se kryeministri Albin Kurti ka njoftuar përfaqësuesit diplomatik për qasjen e tij në marrëveshjen e arritur në Ohër, të shtunën që lamë pas.
Ai u shpreh se për SHBA-në është e rëndësishme që ka një dakordësi mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë ai
Ai thotë së SHBA pret zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë dhe asociacionin.
“Pritjet e SHBA-së mesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë ai.
Kryeministri Kurti tha se asociacioni nuk është vetëqeverisje e serbëve në Kosovë, por zgjodhi ta quajë “një lloj vetëmenaxhimi”.
“Vetëqeverisje e serbëve? Nuk është vetëqeverisje, po vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. E angazhohem për të gjithë pakicat, jo vetëm për serbët. Ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuad të vetëmenaxhimit, do udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cënim. Asociacioni? Aty thuhet urgjent të nisin bisedimet dhe angazhimin për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitet serb. Janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej”, tha Kurti kur u pyet nga gazetarët në Ohër/n.m. abcnews.al