Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.Urimet për të gjithë besimtarët Bektashinj nga teqja e Baba Xhemalit në Elbasan i përcolli edhe përfaqësuesi politik Erion Murataj.
Erion Murataj “Gjej rastin ti uroj të gjithë bektashianëve në Elbasan dhe Shqipëri gëzuar Sulltan Nevruzin. Ditën e cila sot dhe prej shumë vitesh simbolizon të nesërmen të ardhmen, jetën e cila shqiptarëve prej shum vitesh tashmë i mungon si një jetë e sigurt, i mungon si një jetë me familjarët e tyre. I mungon për shkak të varfërisë që ka kapluar vendin. Unë mendoj se në një ditë si kjo vlen të theksohet një mesazh i fuqishëm për të gjithë të rinjtë. Ti kthehen besimit tek vetvetja, besimit në Zot besimit tek amaneti që na lanë gjyshërit sepse vetëm kështu do të shikojmë dhe do të mundemi të gjejmë një Shqipëri atë Sjqipëri që e besuam aq fort në vitet ’90. Gezuar Sulltan Nevruzin”
Për besimtarët Bektashinj kjo ditë është festë e veçabtë ndaj edhe urimet që përcjellin janë të ngrohta.
Në Shqipëri, Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996./egnatia news