Paraqitet sërish në Spak Artur Meçollari.
Kujtojmë se Meçollari ishte në SPAK më datë 9 mars dhe më pas në 15 mars për një padi për pronat e ushtrisë.
SPAK po heton prej vitit 2021 dy kallëzime të bëra nga Meçollari kundër zyrtarëve të tanishëm dhe ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të cilët i akuzon për tjetërsim të pronave ushtarake, pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës. Një prej kallëzimeve është për bazën detare në Sarandë, ndërsa tjetri, për të cilën ka kallëzuar edhe presidentin aktual të republikës Bajram Begaj, është për bazën ushtarake në Shëngjin.
vijon…