Me urdhër të SPAK, është sekuestruar vila e ish gruas së Arben Ahmetajt në Palasë.
Sekuestrimi ka ardhur në kuadër të hetimeve për inceneratorët, ku Ahmetaj ëshët i përfshirë.
Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj është marrë nën hetim nga SPAK ndaj po hetohet për tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kujtojmë se në fillim të muajit, nisi verifikimi pasuror ndaj Ahmetajt.
Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle më 9 Mars në shtëpitë e ish-gruas Albina Mancka dhe bashkëjtueses aktuale Erjola Hoxha. Kontrollet u zhvilluan pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Posaçme.