Tashmë ka nisur muaji i Ramazanit dhe janë disa gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje kur vjen puna te ushqimi.

Kini parasysh, që në syfyr të hani ushqim të duhur që ju furnizojnë me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit.

Disa sugjerime:

Fruta dhe perimet

Ato janë të pasura me fibra, frutat dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi jo vetëm përmbajnë vitamina dhe minerale, por ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale. Për syfyr gjithashtu, mund të konsumoni petulla, ose oriz që mund të gatuhet në mënyra të ndryshme. Kujdes të mos konsumoni ushqime me shumë kripë, që mund t’ju sjellin etje gjatë ditës.

Për iftar

Iftari zakonisht çelet me ujë dhe hurma arabie. Për vaktin e iftarit, duhet të konsumoni mish apo peshk. Sallatat dhe supa gjithashtu janë shumë të rëndësishme. Nuk rekomandohet pijet me gaz, ndërsa nga periudha e iftarit deri në syfyr, duhet të konsumoni sa më shumë ujë. Mundohuni të bëni gatime të ndryshme, në mënyrë që të merrni të gjitha vitaminat e nevojshme.