Grupi E ku bën pjesë edhe Kombëtarja Shqiptare nisi me duelin më të fortë mes dy pretendenteve për vendet e para, Republika Çeke kundër Polonisë.

Rezultat deri diku surprizë në Pragë ku vendasit shënuan dy gola të shpejtë ndaj skuadrës së Fernando Santos që në minutat e para, duke kompromentuar sfidën e miqve që do të presin pas 3 ditësh Shqipërinë në Varshavë.

https://streamja.com/embed/e5dlq

Fitore 3-1 në fund të 90 minutave për skuadën vendase. Mbrojtësi Krejci dhe Cvancara zhbllokuan ndeshjen ku Polonia u prezantua me formacionin 4-4-1-1 me Lewandowskin e Zielinskin në majën e sulmit.

https://streamja.com/embed/KVX3v

Në krahun tjetër, formacioni i Jaroslav Silhavy pa emra të njohur por me një skuadër kompakte, arriti të nxirrte në pah pikat e dobëta të Polonisë që në këtë duel u prezantua me disa mungesa të rëndësishme.

https://streamja.com/embed/laGlr

Në pjesën e dytë Kuchta thelloi avantazhin ndërsa Szymanski në fund të ndeshjes shënoi golin e nderit.

https://streamja.com/embed/r05lE

Trajneri Sylvinho me siguri do ta analizojë në detaje kundërshtarin e së hënës që do të zbresë në fushë i uritur për pikë pasi një hap fals tjezër mund ta kommplikojë pozitën e Polonisë që në fillim. Përballja tjetër mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe dhuroi barazim 1-1 çka i shkon për shtat edhe kombëtares kuqezi.