“Ta them me bindje absolute. Bashkinë e Tiranës me 14 maj, PD, Belind Këlliçi, e fiton dhe brenda administratës së bashkisë Tiranë në një proces të hapur, transparent. Ta vendosin kutinë brenda bashkisë së Tiranës, 100% që fiton opozita dhe kandidati i saj.
Kështu deklaron Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës.
Në një intervistë për Rtv Ora ai tha se “durimi edhe i vetë administratës që i merret dinjiteti, përçmonen çdo ditë, përdhosen çdo ditë në dinjitetin e tyre për atë rrogë që u jepet duke u kërkuar përditë like, komente, share, i ka ardhur shpirti në majë të hundës. Denoncimet më të mëdha më vijnë nga brenda bashkisë Tiranë sepse duan të shpëtojnë nga ky makth”.
Zgjedhje të reja, premtime të vjetra- Të vjen keq që në 2023 unë si kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës më duhet të premtoj sërish ujë të pijshëm, më duhet të flas për rrugë, infrastrukturë, kopshte, çerdhe dhe shkolla. Zona e Astirit, 70 mijë banorë nuk kanë asnjë çerdhe, asnjë kopësht dhe asnjë shkollë. Bëhet fjalë për një qytet si Berati, Lushnja apo Pogradeci. Zona tjetër, nga Liqeni i Thatë deri matanë Kodrës së Diellit, me 54 mijë banorë, në situatë pothuasje identike.
Transporti publik- Çdo javë, madje dy herë në javë shohim aksidente të autobusëve, të cilët duhet të jenë për t’ua lehtësuar jetën qytetarëe dhe janë bërë burim aksidentesh. Do ti jap një zgjidhje permanente, jo shtetëzim.Është çështje prioritare dhe destinimi të fondeve. Bashkia çon çdo vit me miliona euro te incineratori i Tiranës për një shërbimin që nuk e marrim. Nga data 15 maj, Belind Këlliçi si kryetar bashkie do ti bëjë kryeqytetasit minimalisht 41 mijë euro në ditë më të pasur. Këto para do ti çoj në subvencionim dhe në mbështetje të skemës së përmirësimit të transportit publik. Jam duke parë mundësinë për të lehtësuar dhe tarifën dhe minimizuar koston e transportit. Me rëndësi është të mos ketë vonesa.
Aboneja e studentëve- Për të ardhur keq që ajo lehtësi që u është bërë studentëve skadon me 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve. Bëhet për ti përdorur, për ti mashtruar. Karta e studentit është tjetër realitet imagjinar. E vetmja gjë që mund marrin me ulje çmimi janë rrobat në dyqane të shtrenjta. Një bluzë nga 200 euro e marrin 170 euro.
Lumi i Lanës- Jemi i vetmi kryeqytet që ujërat e zeza na kalojnë mes qytetit, lumin e Lanës. Më pas derdhen në Erzen dhe ndotin Adriatikun. Janë dhënë 90 mln euro dhe sot Tirana nuk e ka impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Lumi i Lanës do të ketë një rehabilitim të plotë.
SPAK zvarrit incineratorin e Tiranës- Në incineratorin e Tiranë është i përfshirë Erion Veliaj, në rastin më të mirë për shpërdorim detyre ku dënohet me burg, në rastin më të keq zbulohet skema e vjedhjes së dhjetëra miliona eurove. Landfill kemi pasur në 2017 në Sharrë dhe landfill kemi në 2023. Diferenca është se kemi dhënë 53 mln dollarë.