Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka shprehur angazhimin e tij në mbështetje të institucionalizimit e referendumit, si formën direkte të demokracisë.
Komentin Meta e bëri teksa iu përgjigj një komentuesi, i cili i përmendi premtimin për referendumin.
Meta thotë gjithashtu se “Rilindja” ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe ka shkatërruar sistemin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Kujtojmë se Meta ka nisur sëfundmi një fushatë aktive edhe në rrjetet sociale, duke u fokusuar jo vetëm te postimet, por edhe te kthimi i përgjigjeve për qytetarët.