Gjatë një turi zhvilluar në bizneset e vogla të qytetit të Elbasanit kandidatët e Bindjes Demokratike u njohën nga afër me situatën e tyre.
Tregëtarët thonë se shitjet kanë rënë në maksimuam dhe fuqia blerëse është në nivelet më të ulta të dekadës së fundit. Taksat e shumta dhe barra financiare ka bërë që shumë prej tyre të ulin qepenat dhe të largohen.
Situata duket dëshpëruese në tregun industrial të qytetit ku siç thonë vetë tregëtarët për kandidaten Megi Rrasa nga 400 që ishin në fillim sot kanë mbetur vetëm 40 prej tyre pasi të tjerët kanë falimentuar.
Shihni videon