Partia Socialiste kërkon që drejtësia shqiptare të verifikojë dokumentet kompromentuese të publikuara në mediat tonë për deputeten e opozitës dhe ish-kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila akuzohet se ka marrë pagesa të fshehta nga dy oligarkë rus, bashkëpunëtor të ngushtë me presidentin Vladimir Putin. Kjo kërkesë u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili i bëri thirrje sistemit të drejtësisë të çojë të vërtetën deri në fund. Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e konsideroi ngjarjen e fundit si cënim të sigurisë kombëtare. Ai i kërkoi publikisht Kryemadhit që të sqarojë këtë histori.
Rama: Drejtësia të mos veprojë me dy standarte, rublat qenkan djall!
Në llogarinë e tij në “Twitter”, shefi i qeverisë Edi Rama i bëri thirrje drejtësisë të vërtetojë dokumentet e publikuara nga “Top Channel” dhe të shpërndara në të gjitha mediat se deputetja Monika Kryemadhi ka marrë para ruse nëpërmjet një kompanie “offshore” në Qipro. Kryeministri ironizoi opozitën duke fajësuar biznesmenët dhe oligarkët që arrijnë të sponsorizojnë e korruptojnë politikanë shqiptarë. Rama u ndal dhe te propozimet e PD për të bllokuar kompanitë “offshore” të marrin tenderë nga qeveria dhe tha se këto kompani “guackë” nuk i përkasin qeverisë së tij, por opozitës. “Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare! ??Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë!) Po ç’paskeni qenë, o rubla, që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ‘offshore’ çfarë janë vallë, se këtyre u mbinë në gojë ‘offshoret’, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet!”, komentoi fillimisht Rama në “Twitter”.
Taulant Balla: Paratë ruse po dëmtojnë demokracitë perëndimore
Më herët, kreu i grupit të deputetëve të partisë në pushtet, Taulant Balla deklaroi nga Kryesia e Kuvendit se rasti i Kryemadhit vërteton fenomenin që ndodh prej vitesh në Europë, ku oligarkë rus të lidhur me presidentin Vladimir Putin paguajnë dhe sponsorizojnë politikanë europianë për axhenda të tyre. Sipas Ballës, kjo gjë godet demokracinë e vendeve europiane dhe favorizon ndikimin rus në Europë. “Ajo që ka zbuluar dje ‘Top Channel’ ose ka vijuar, por e djeshmja është panoramë e plotë, skemë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve e biznesmenëve të kenë financuar politikanë të caktuar në vende të ndryshme në Europë. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro-rus në këto vende”, u shpreh fillimisht eksponenti i PS për mediat.

 BREAKING NEWS

LIDHJET RUSE TË KRYEMADHIT, PS NGRE ALARMIN SE ËSHTË CENUAR SIGURIA KOMBËTARE DHE KËRKON TË HETOHET BASHKËSHORTJA E METËS PËR LLOGARITË NË PARAJSAT FISKALE

x

POLITIKE

Lidhjet ruse të Kryemadhit, PS ngre alarmin se është cenuar siguria kombëtare dhe kërkon të hetohet bashkëshortja e Metës për llogaritë në parajsat fiskale

SHKRUAR NGA DARIO VELAJ1 PRILL 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, PS ngre alarmin se është cenuar

Partia Socialiste kërkon që drejtësia shqiptare të verifikojë dokumentet kompromentuese të publikuara në mediat tonë për deputeten e opozitës dhe ish-kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila akuzohet se ka marrë pagesa të fshehta nga dy oligarkë rus, bashkëpunëtor të ngushtë me presidentin Vladimir Putin. Kjo kërkesë u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili i bëri thirrje sistemit të drejtësisë të çojë të vërtetën deri në fund. Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e konsideroi ngjarjen e fundit si cënim të sigurisë kombëtare. Ai i kërkoi publikisht Kryemadhit që të sqarojë këtë histori.
Rama: Drejtësia të mos veprojë me dy standarte, rublat qenkan djall!
Në llogarinë e tij në “Twitter”, shefi i qeverisë Edi Rama i bëri thirrje drejtësisë të vërtetojë dokumentet e publikuara nga “Top Channel” dhe të shpërndara në të gjitha mediat se deputetja Monika Kryemadhi ka marrë para ruse nëpërmjet një kompanie “offshore” në Qipro. Kryeministri ironizoi opozitën duke fajësuar biznesmenët dhe oligarkët që arrijnë të sponsorizojnë e korruptojnë politikanë shqiptarë. Rama u ndal dhe te propozimet e PD për të bllokuar kompanitë “offshore” të marrin tenderë nga qeveria dhe tha se këto kompani “guackë” nuk i përkasin qeverisë së tij, por opozitës. “Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare! ??, ?????, ?????, ????? ??????? ???????? ?????? ???? (Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë!) Po ç’paskeni qenë, o rubla, që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ‘offshore’ çfarë janë vallë, se këtyre u mbinë në gojë ‘offshoret’, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet!”, komentoi fillimisht Rama në “Twitter”.
Taulant Balla: Paratë ruse po dëmtojnë demokracitë perëndimore
Më herët, kreu i grupit të deputetëve të partisë në pushtet, Taulant Balla deklaroi nga Kryesia e Kuvendit se rasti i Kryemadhit vërteton fenomenin që ndodh prej vitesh në Europë, ku oligarkë rus të lidhur me presidentin Vladimir Putin paguajnë dhe sponsorizojnë politikanë europianë për axhenda të tyre. Sipas Ballës, kjo gjë godet demokracinë e vendeve europiane dhe favorizon ndikimin rus në Europë. “Ajo që ka zbuluar dje ‘Top Channel’ ose ka vijuar, por e djeshmja është panoramë e plotë, skemë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve e biznesmenëve të kenë financuar politikanë të caktuar në vende të ndryshme në Europë. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro-rus në këto vende”, u shpreh fillimisht eksponenti i PS për mediat.
Balla për Kryemadhin: Është cenuar siguria kombëtare, të sqarohet publikisht
Për lajmin e Kryemadhit se është paguar nga oligarkë rusë, Balla i kërkoi publikisht deputetes dhe ish-kryetares së LSI që të sqarojë të vërtetën për mediat. Ai e cilësoi këtë ngjarje si cenim të sigurisë kombëtare. “Ju e mbani mend ‘Panama Papers’ çfarë ndodhi me llogaritë e politikanëve në Panama. Në shumicën e vendeve, politikanët dhanë dorëheqjen, por ajo që ndodhi ishte që organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet. Kjo gjë ka të bëjë me transparencën, nuk dua të bëj prokurorinë, por mendoj që Kryemadhi dhe të tjerët duhet të dalin vetë në një komunikim publik të thonë kjo nuk është e vërtetë. Dhe shteti, a është prekur siguria kombëtare? Fakti që merr divident apo je aksioner atje ku janë miqtë e Putin, kjo është e rëndë”, tha Balla për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Kryemadhi mori rreth 19 mijë euro nga një kompani ‘offshore’ në Qipro
Në dokument thuhet se, Kryemadhi mori dy pagesa në llogarinë e saj bankare në ish-bankën portugeze Espirito Santo SA në Madeira nga llogaria e “Holdem Holding Limited”, një kompani e regjistruar në Qipro. Më 15 shkurt 2017, Kryemadhi mori një pagesë prej 5.350 euro nga kompania “Holdem”. Më 23 maj të vitit 2018, një tjetër pagesë prej 13.500 euro erdhi po nga “Holdem”. Në kohën e transferimeve në vitin 2017, “Holdem Holding Limited” ishte në bashkëpronësi të tri kompanive të regjistruara nga Ishujt Virginia “Curol Investments Limited”, “Vollandes Assets Corporation” dhe “Kealy Worldwide Corp”.Pas “Holdem” qëndrojnë dy biznesmenët e fuqishëm rus të lidhur me ‘non grata’
Nëpërmjet pronësisë së njërës prej këtyre kompanive, Aleksandër Smuzikov, një biznesmen i fuqishëm rus dhe partneri i tij i biznesit Aleksandër Kaplan, sipas dokumentit, vlerësohen të jenë pas kompanisë “Holdem”. Smuzikov është quajtur një “oligark në hije” në raportimet e mediave ruse. Ai mbajti lidhje të ngushta me oligarkët rusë, që aktualisht i nënshtrohen sanksioneve si Viktor Vekselberg dhe Mikhail Fridman gjatë kohës së tij si zëvendëspresident në gjigantin e naftës “TNK-BP”. Kaplan shërbeu gjithashtu si nënkryetar në “TNK-BP” dhe si drejtor menaxhues në “A1”, divizioni i investimeve të Mikhail Fridman dhe “Alfa Group” të Peter Aven. 

Sot.al