Një 64-vjeçar është duke luftuar për jetën në spital, pasi mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme gjatë një sherri në një lokal në Laprakë.
Sipas informacioneve paraprake, një 40-vjeçar i identifikuar si shtetasi Elton Mergjyshi ka qëlluar me thikë tre persona për shkaqe që nuk dihen ende. Një prej të plagosurve është 64-vjeçari Viktor Rrapollari, të cilit thika i ka preku zemrën.
Ndërsa dy të plagosur të tjerë janë një shtetas italian dhe një grua. Policia thotë se ka nisur kërkimet në zonë për kapjen e autorit.