Nga Erion Murataj
Elbasani ka një kontribut të jashtëzakonshëm për të majtën shqiptare.
Shumë figura kontributor të së majtës janë ç’bërë dhe lënë në harresë, me dashje mendoj unë .
Them me dashje sepse ata nuk mund të pranonin ç’bërjen e vlerave dhe vendosjen e një kaste pragmatistësh në krye të punëve të qytetit apo përfaqsimin me njerez pa vlera në kuvend .
Çdokush nga ata që përfaqson diçka në historine e së majtës sot gjendet I papërfaqsuar në Elbasan .
Veteranët dhe familjet e dëshmorëve nuk kanë asnjë muze ku të ç’ojnë pasardhësit për ti treguar një copëz histori por e kanë kthyer historinë e LANÇ në një gojëdhënë e cila venitet dite pas dite .
Ish korifejntë dhe profesorët e së majtës që ende mund të japin kontribut të vyer në këtë batare të marrë globale të zhbërjes së vlerave dhe historisë ose janë bëerë nënpunës të pragmatistëve që e quajn veten socialist për hir të përfitimeve ose janë deklasuar nga vendimarrja e qytetit njëlloj si dikur në kohën e shokut Enver duke u shpallur armiq të Partisë që nuk përqafuan vijën pragmatiste.
Në fshat e qytet socialist quhet më I majmuri , më shtypësi dhe më I paskrupullti.
Ata që janë socialist e kërkojnë të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve të njerzve quhen naiv .
E gjithë kjo tablo ka çuar në lënien në harrese të atyre që përfaqësojnë vlerat sociale dhe stepjen e tyre deri në kufijtë e asimilimit të filozofisë së të majtës dhe karakterit të saj .
14 maji është një provë ku brenda vetes të majtët duhet të gjejnë një dritare për të mos e bërë fakt asimilimin e vlerave të tyre .
E ku më mirë se në organin kolegjal të këshillit ata mund ta bëjnë këtë?
Duke mos ngrënë karremin e të gjelbërve apo listave të komanduara nga pragmatistët të majtë duhet të zgjedhin alternativat reale për të vlerësuar vlerat që po ç’bëhen çdo ditë.
Platformat dhe jo përrallat elektorale duhet të jenë ato që duhet të prevalojnë në besimin që duhet përçuar në 14 maj .
Paçavurja politike e opozites nuk duhet të jetë diskurs I alternativës që do të qeverisë pas 14 majit Elbasanin dhe bashkitë e tjera .
E majta është dukshëm shumicë por në këtë shumicë të majtë janë dukshëm minorance në vendimarrje .
Ndaj 14 maji është një mision për të rikthyer vlerat e të majtës dhe vlerësimin e të majtëve .