Një 26-vjeçar nga Mallakastra ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 15 vjeçe.

Policia ka vënë në pranga të riun D.M, ku pas një kontrolli në banesën e tij është gjetur edhe një armë gjahu që e mbante pa lejen përkatëse.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë një i ri 21-vjeç N. R banues në Patos dhe dy të tjerë M. T., 25 vjeç, banues në Patos dhe A. B., 39 vjeç, banues në Lushnjë, po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në Fier policia ka arrestuat në flagrancë 29 vjeçarin Sh. S., banues në Kashishtë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me fjalë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel