Sot në Durrës, u arrestua një 37-vjeçare pasi ishte e shpallur në kërkim për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Berinda Bulku, banuese në Durrës, në subjektin privat bankë, konkretisht te ProCredit Bank, ka abuzuar me detyrën duke u vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.
Ekspertja e financave, Bulku, sot e arrestuar për vjedhje të parave të lekëve të shqiptarëve përmes ProCredit Bank, është ish-kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Durrësit në vitin 2021.
Bulkut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
“Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti”, njofton policia./Tellalli