Kryeministri Edi Rama ka shkruar një postim në Facebook në lidhje me rritjen e pagave. Sipas tij, dyfishimi ka ardhur pas një pune të gjatë nëpërmjet reformave dhe masave të domosdoshme. Kjo rritje thotë Rama, është gjithashtu falë rritjes së ekonomisë, mbledhjes së taksave dhe lehtësimit të shërbimeve. Pra, për kryeministrin, rritja e pagave është një frut i punës së përbashkët të çdo shqiptari me qeverinë.

Rama: PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet