Partia Socialiste ka çelur sot fushatën elektorale sa i takon zgjedhjeve të 14 majit. Sakaq kanë zbuluar edhe sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” me një simbolikë, duke ia lënë të kaluarën opozitës ndersa përpara ecet vetëm me PS.

Më pas kryeministri Edi Rama bëri një prezantim të qeverisjes së PS ndërsa nuk kurseu as akuzat dhe ironitë ndaj opozitës.

PS ka vendosur që vetëm 16 nga 61 kryetarët aktualë të bashkive të jenë emra të rinj në listën e kandidimin për garën e 14 Majit, ndërkohë që 45 të tjerë do të kenë mundësi për t’u rikandiduar për një mandat të dytë ose të tretë.