Teksa celi fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri Edi Rama u la edhe një porosi kandidatëve të tij.
Rama tha se ata duhet të flasin më pak për kundërshtarët e tyre. Sakaq Rama në fjalën e tij hodhi akuza ndaj Berishës dhe Metës, për të cilat tha se duan të marrin peng Shqipërinë.
Rama: Fjalët tona duhet të flasin më pak për kundërshtarët tanë. Nuk ka mundësi që të mos flasësh fare, por ju lutem me sa më shumë karar dhe pa harruar që njerëzit presin prej nesh shumë më shumë se ç’mund të presin edhe ata që janë shumë larg PS-së prej atyre që kemi përballë. E po me të drejtë ne nuk na falin as fijen e flokur kurse atyre as lëkurën e ujkut.