Ditën e sotme janë bërë publike detaje të reja rreth atentatit ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Sipas konkluzioneve të ekspertizës, sasia e vendosur ka qenë rreth 50 gram. Ndërkohë, vijon monitorimi i pamjeve filmike në laboratorin e kriminalistikës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Për shpërthimin e një dite më parë në mjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, policia deri me tani ka shoqëruar për ngjarjen 6 persona. Ata janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por nuk ka ende të ndaluar.

Kujtojmë se Ndreca u shpreh se nga kamerat e sigurisë janë pikasur dy persona, që në një kohë për rreth 7 minuta kanë vendosur lëndën plasëse në pjesën e përparme të mjetit.

Ndërkohë lidhur me incidentin kanë reaguar zyrtarë të lart të shtetit, duke e dënuar aktin si terrorist dhe të shëmtuar.