Një fëmijë 13-vjeç i cili qëndronte në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, është larguar nga ky institucion.

Një punonjës i këtij institucioni, 32-vjeçari S.T është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1, ku ka deklaruar se i mituri është larguar.

Aktualisht, po punohet për gjetjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij.