Dy persona kanë rënë në prangat e policisë Lushnjë pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht dy shtetas.
Sipas policisë të ndaluarit janë qytetarë R. H., 29 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndajme grushta ndaj dy personave të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 29 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K. D., 27 vjeç, kanë dhunuar banesën e shtetasit A. M., 37 vjeç, si dhe e kanë goditur 37-vjeçarin, me grushte”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.