Flet edhe Valbona Grozdani, nëna e vajzës që dyshohet se ka rënë viktimë e përdhunimit në fshatin Rehovë, nga kryeplaku i këtij fshati.

Një ngjarje e tillë ka sjellë arrestimin nga policia të kryeplakut të fshatit, Ervis Rapo, për akuzën e Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur.

Ndërkohë nënë e vajzës thotë se kur ka ardhur bashkëshorti i saj në shtëpi,  e ka gjetur të zhveshur kryeplakun me vajzën e tij.

“Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. S’kemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit.”