Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pa ndryshuara masat e arrestit në burg për kryetarin e bashkisë së Bulqizës Lefter Alla dhe zyrtarëve të tjerë të arrestuar për abuzimin me tenderin me vlerë 3 milionë euro për ndertimin e ujësjellësit në Bulqizë.
Ish kryebashkiaku, ankimoi vendimin me pretendimin se prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj tij.
Ndaj Allës dhe zyrtarëve të tjerë te bashkisë Bulqizë, u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg” me dyshmin se kanë favorizuar biznesmenin, Aqif Konesha, që njihet si lidhje e afërt e Allës, personin që ka kryer punimet e për ndërtimin e ujësjellësit.
Në burg do qëndrojë edhe nënkryetarja e bashkisë Enkeleda Lleshi si edhe 3 përfaqësues të firmave private.