Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku djali vrau nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.
Sipas mediave kosovare viktima është Hyrije Broqi-Hyseni. Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.
Autori ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij.
Megjithatë ky është vetëm version fillestar në lidhje me motivin e krimit makabër në Pejë.