Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Memaliaj, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Albert Malaj, prioritet absolut i qeverisë së ardhshme të PD do të jenë rrogat, pensionet, përgjysmimi i taksave si dhe shkollimi e punësimi. 

Lideri i opozitës komentoi premtimet e Edi Ramës për rritjen e pagave, duke i quajtur ato mashtrime. 
Pensionet për shkak të çmimeve zvogëlohen, rrogat për shkak të çmimeve zvogëlohen, Edi Rama përsëri përdor armën e tij të zezë, mashtrimin. U thotë shqiptarëve se do ta keni rrogën mesatare 900 euro, nga 400 që është tani.