Një autobus është përfshirë nga flakët ditën e sotme në ‘urën e Lirisë’. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Venecia. Automjeti i linjës ATVO me sa duket ishte nisur drejt Piazzale Roma dhe nga sa mësohet kishte pasagjerë në bord.
Në fillim të urës, nga automjeti filloi të dilte tym, kështu që drejtuesi i mjetit ndaloi dhe me shpejtësi bëri që të gjithë të zbrisnin.
Sipas burimeve paraprake mësohet se nuk ka të lënduar apo viktima nga ky incident.
Nga autobusi dëgjohen edhe zhurma, dikush tha se kishin frikë nga një shpërthim. Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje për të ulur gjuhët e zjarrit. Automjeti i djegur plotësisht rreth orës 15:00 nuk ishte më inkandeshent: zjarrfikësit ulën flakët.