Damian Gjiknuri është takuar pasditen e sotme me Audrey Glover, shefen e vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet e 14 Majit. Gjiknuri u shpreh se takimi ka qenë në kuadër të zgjedhjeve, ku janë diskutuar problematikat e PS-së lidhur me garën.

Pak ditë më parë, Glover është takuar me kreun e PL-së, Ilir Metën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. I pyetur nga gazetarja mbi këtë fakt, Gjiknuri shprehet se është diçka normale, pasi Glover i ka në axhendën e saj takimet me të gjitha palët në garë.

Sa për marrëdhënien Meta-Berisha, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, e cilëson si një martesë të rë, por me zakone të vjetra.

Gazetarja: Çfarë komenti keni për takimin e znj.Glover me Metën dhe Berishën?

Damian Gjiknuri: Nuk kam asnjë koment, është diçka normale, pasi Glover ka ardhur të takojë të gjitha palët që garojnë në zgjedhjet e 14 Majit. Martesa e tyre është e re, por me zakone të vjetra.