Një 62-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, në një hotel në Golem
Nga burimet policore është bërë e ditur se ai ka qenë në një hotel të qytetit së bashku me familjarët e tyre. Sipas burimeve paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2023, në një hotel në Golem, në prezencë të familjarëve, ka ndërruar jetë shtetasi S. L., 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.