Anxhelo Gërmenji dhe Faredin Çela, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 19 vjeçarit Igli Dosti.
Ngjarja në Skrapar ka ndodhur rreth orës 13:15 minuta në një lokal në qendër të qytetit. Të rinjtë kanë qen duke pirë në të njëjtin lokal dhe aty jan kapur fillimisht me fjalë.
Dyshohet se konflikti ka filluar për vendin e parkimit të mjeteve. Ata janë zënë fillimisht me fjalë në lokal dhe Dosti ka dalë per t’iu shmangur sherrit dhe për t’u larguar.
Ai ka qenë para derës së parë të automjetit të tij duke folur në telefon, kur dy të rinjtë e shpallur në krkim kanë marrë armën nga mjeti i tyre disa metra më tej dhe kanë qëlluar në drejtim të Dostit.
Plumbat kanë kapur vetëm mjetin dhe jo Dostin. Pasi qëlluan ata morën makinën dhe u larguan nga vendngjarja, por policia i pikasi dhe u vu në ndjekje të tyre. Autoret braktisën mjetin afër zonës së kanioneve dhe u drejtuan me vrap drejt pyllit.
Njoftimi i Policisë:
Skrapar
Qëlluan me armë zjarri pas një konflikti, braktisën automjetin gjatë ndjekjes nga Policia dhe u larguan në një zonë të pyllëzuar, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy 19-vjeçarë.
Në Çorovodë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. G., 19 vjeç në bashkëpunim me shtetasin F. Ç., 19 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., 19 vjeç, i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të këtij rasti, të cilët kur kanë konstatuar se po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në një zonë të pyllëzuar.
Shërbimet e Policisë vijojnë ende ndjekjen e tyre dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.