Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e Porto Romanos në Durrës, ku kërkoi një mandat të dytë për Emiriana Sakon, ndërsa nuk kurseu vlerësimin për Igli Carën, për të cilin tha se është një djalë i mirë, por e ka vënë emrin e tij në funksion të së keqes.

Sipas Ramës kryebashkiakja aktuale e Durrësit, i ka dhënë provat se di më shumë të punojë sesa të flasë, dhe se punët e nisura në qytet kërkojnë vazhdimësinë e saj.

Rama:

Ai mund të jetë djalë i mirë, por e para jam i martuar, e dyta nuk kam motër për  të martuar, këtu çështja është a ma bën punën, a nuk ma bën punën. S’ka rëndësi fare se kush është i majtë kush është i djathtë, për të pastruar duhen pastruar, për të lëvizur duhen shofer, dhe për të gjitha punët duhen ata që punojnë më mirë, ti shkon me atë që është shofer i vërtetë.

Në fund të ditës, ti nuk merr një burrë merr një grua, si mund të shkosh dhe ti japësh votën një burri. Kryetarja e bashkisë së Durrësit është aty dhe kjo është e provuar, Durrësi sot është një nga qytetet më të pastra të Shqipërisë.

Durrësi ka një kryetare bashkie që flet pak dhe punon shumë, nuk është kukull e askujt, minimumi ai ka një problem, sado çun i mirë që të jetë, nuk është mirë që i ka vënë fytyrën, emrin e familjes së vetë zorrës qorre.