Digjet në orët e para të mëngjesit fadroma e bashkisë në Shkodër

Bashkia Shkodër në një postim në rrjete sociale shkruan se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën mjetit fadromë që po kryente ndërhyrje emergjente për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit.

Postimi:

Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente “Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti  Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje.