Inteligjenca artificiale do t’i bëjë të gjitha punët, është shprehur kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues dhe sipërmarrës në forumin ekonomik Klima e Biznesit”.

Kryeministri tha se, proceset e ndërlikuara të prokurorimit, për çështje teknike, do të lehtësohen nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të kujdeset për të gjitha të dhënat në sistem dhe mundësimin e tyre.

Në këtë transformim digjital, sipas Ramës, aspekti digjital i marrëdhënieve të sipërmarrjes me shtetin do të jetë efiçent dhe se do ndikojë në reduktimin e abuzimit.

Rama: Ne kemi bërë një transformim revolucionar në aspektin e digjitalizimit të marrëdhënieve me sipërmarrjen dhe shtetin dhe nuk ka asnjë krahasim të mundshëm apo të imagjinueshëm nëse kujtojmë se si paguheshin taksat e si veprohej me doganat e TVSH-në jo shumë vite më parë e do ndodh sot. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që çështja e konkurrueshmërisë dhe lehtësimit të gjithë procesit të sipërmarrjes lidhet me transparencën në proceset konkurruese. Këtë sistem duhet ta shoqërojmë me eliminimin e korrupsionit dhe jemi duke përgatitur një tjetër projekt duke shfrytëzuar inteligjencën Procesi i prokurorimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë kontratat me sipërmarrësit është një proces që na ka mësuar shumë dhe na ka bërë të kuptonim që mund të ndërtojmë një rrugë e të kemi një aleancë me shume institucione dhe nga ana tjetër kemi programin e inteligjencës artificiale për të gjithë procesin e prokurorimit. Do të mbarojë shumë shpejt historia ke vulën s’ke vulën mungojnë letra e deklarata që e dimë shumë mirë çfarë tmerri janë për këtë proces. Çdo të dhënë për kompanitë do ta bëje inteligjenca artificiale. Kur prokurorimet të zhvillohen kompanitë do të duet vetëm të çojnë çmimin asnjë gjë tjetër dhe kjo është e mundshme vetëm falë teknologjisë. Do të kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri apo KVO (komision vlerësimi i ofertave), nuk do të ketë më punë me këtë punë sepse bëjnë mijëra prokurorime dhe kemi një numër KVO që është marramendës. Ministritë nuk janë për të bërë prokurorime janë për të bërë politika ky do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, biznesi do të lehtësohet, qeveria do të lehtësohet dhe raportet përkatëse do të vlerësohen e ne do të ngjitemi shumë më lart në luftën kundër korrupsionit. E fundit është masa që do të marrim për të ndaluar me abuzimin ndaj punonjësit e për të treguar që koha e shfrytëzimit të krahut të punës ka mbaruar. Një punonjës shqiptar nuk mund të shfrytëzohet, jetojmë në një sistem që nuk mund të vëmë paga për sektorin privat por kundër shfrytëzimit të punonjësve. Nuk do të ketë më mundësi të merren kontrata apo leje ndërtimi nëse nuk do të provojnë që punonjësit do të paguhen në mënyrë dinjitoze. Në kompanitë e ndërtimit nuk ka punonjës që paguhen me pagë minimale. Po të shikoni deklarimet gjysma e punonjësve të ndërtimit janë me pagë minimale se ndërtuesit shqiptarë, jo të gjithë, të cilët marrin leje nuk i mjaftojnë të gjitha të ardhurat se i duhet edhe pensioni edhe e drejta e shëndetit të punonjësve të vet. I japin gjysmën në bankë gjysmën në të zezë dhe kështu të gjitha baballarët e nënat që presin tu rriten pensionet nuk do u rriten sepse do ia marrin bizneset. Që të rrisim pensionet duhet të kemi më shumë kontribute nga sigurimet. Në këtë pikë është e domosdoshme që të bëjmë një hap përpara. Nuk më duket rruga më e mirë të çojmë inspektorë nëpër hotele sepse ka probleme por do të vendosim disa pengesa. Jam i bindur që këtu do të ndahet shapi nga sheqeri edhe për mirë sepse ka biznese që i kanë pagat më të larta.