Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane më 22 prill, i dyshuar se është ‘koka’ e një rrjeti të drogës.

Gjatë kontrollit brenda veturës së tij, është gjetur dhe konfiskuar gjysmë kilogrami hashash, 450 euro dhe një armë e cila ishte e mbushur me fishekë dhe e gatshme për përdorim.

Siç raportojnë mediat italiane, i riu shqiptar fshihej si shitës i veturave, por duket se ai furnizonte drejtpërdrejtë grupet vendase të këtij qyteti.

Shqiptari u prangos nga njësiti i anti-drogës në Ancona.

Ai ngarkohet për veprat penale “trafik droge” dhe “armëmbajtje pa leje”.