Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Ardian Nikulajt pak ditë më parë në biznesin e tij në Shëngjin.
Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit është një shtetas portugez. Ky i fundit dyshohet se është larguar jashtë vendit permes Kapshticës.
Nikulaj u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë teksa qendronte vetem ne tavoline.
Policia ka gjetur edhe disa rroba në një banesë të braktisur në fshatin Gjadër qe dyshohet se jane te autorit.