Kryetari i Bashkisë Gramsh z.Klodian Taçe ,ka zhvilluar një tur takimesh në Njësinë Administrative Poroçan me anëtarët e Këshillave të fshatrave të kësaj njësie.
Në krye të takimeve e bisedimeve theksi u vu tek buxheti i vitit të ardhshëm për Bashkinë Gramsh.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Taçe shprehet : “Për atë çfarë kemi bërë dhe duhet të bëjmë, shkojmë së bashku me Partinë Socialiste drejt mandatit të tretë me Edi Ramën Kryeministër”.
Për_Gramshin_që_Duam, ka mbyllur këshu fjalën e tij Kryetari i Bashkisë.