Të paktën 19 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur raportohet bilanci i deri më tanishëm pas sulmit që tronditi Kabulin ditën e djeshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Taric Arian ka thënë se tre sulmues kanë hyrë në universitet më 2 nëntor, para se të përballeshin me forcat e sigurisë.
Arian shtoi se të tre agresorët janë vrarë në betejë.
Sipas dëshmitarëve, menjëherë pas sulmit ka pasur shpërthime në zonë.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i grupit ekstremist, Shteti Islamik ku nëpërmjet një mesazhi të postuar në Telegram, kanë thënë se dy prej luftëtarëve të tyre kanë shënjestruar ” ceremoninë e diplomimit të gjyqtarëve dhe hetuesve që punojnë për qeverinë afgane që mohon fenë”.
Udhëheqësi i Komisionit të Pavarur afgan për të Drejtar e Njeriut Shahrzad Akbar e ka cilësuar sulmin “shumë shqetësues”.
” Ky akt dërgon mesazhe se fatkeqësisht në Afganistan asnjë vend nuk është i sigurt”, ka shtuar ai.
Një tjetër sulm në fundin e muajit të kaluar në një qendër edukimi në Kabul la të vdekur 24 persona, kryesisht studentë.