Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të panjohura në Greqi. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, 41-vjeçari shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Heralikon teksa ka qenë duke punuar në një tokë.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit. Shkaqet e vdekjes së 41-vjeçarit do të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.