Një automjet tip “ Benz ML” ka marrë flakë mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor “Rrogozhinë- Lushnje”.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shkak për shpërthimin në flakë të makinës dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në automjet, ndërkohë që fatmirësisht drejtuesi i automjetit nuk ka patur lëndime.