Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shëndetin oral evidentonte se 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç janë pa dhëmbë.
Mjekët stomatologë në Klinikën Stomatologjike Universitare në QSUT, tregojnë në lidhje me gjetjet e këtij raporti për vendin tonë.
“Pacientët që paraqiten në Klinikën Stomatologjike Universitare janë në gjendje më të mirë nga sa thotë raporti i OBSH-së. Arsyet mund të jenë pasi aksesi është më i lehtë në klinikën tonë. Ne jetojmë në kryeqytet, informacioni për kujdesin e dhëmbëve është më i madh, shërbimet që ofron kjo klinikë janë kryesisht pa para, ose shumë të lira, ndaj pacientët vijnë vazhdimisht dhe nuk i lënë dhëmbët në gradën që të prishen përfundimisht, kështu që nuk do të thosha që gjendja e pacientëve tanë të jetë e ngjashme më atë të paraqitur në raportin e OBSH-së. Problematikat më të mëdha janë kariesi dentar tek moshat e vogla nga 1-9 vjeç dhe në moshat madhore nga 50-70 vjeç që kërkojnë protezim.
https://b5f4cfdfa2ffb16b191ac100383461ef.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlProblemet e dhëmbëve i shkakton konsumi i ushqimeve me sheqer, të buta, apo ngjitëse, po ashtu konsumimi I alkolit dhe duhanit, si dhe mungesa e higjenës.
Në mbi 15 punë si mjeke stomatologe ajo që ka ndryshuar për mirë është fakti që njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për kujdesin dentar. Prindërit e rinj i sjellin rregullisht fëmijët çdo 6 muaj, për të parandaluar problemet me dhëmbët dhe nuk i lënë në gradën që duhet të mjekohen. Kjo ka bërë që sëmundshmëria e dhëmbëve të ulet.”- shpjegon Eriselda Simoni, Kirurge Oromaksilofaciale.
Top Channel