Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku këtë të martë ka qenë duke inspektuar aksin Elbasan Qafë Thanë.

Balluku është shprehur se bypassi i Librazhdit do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer edhe për shkurtimin e rrugës, pra të Elbasan-Qafë Thanës, edhe për sigurinë rrugore dhe mbi të gjitha do të ulë edhe kostot e mirëmbajtjes vjetore.

Ndër të tjera ajo është shprehur se3 ky do të jetë një korridor që do të ndihmojë në lidhjen e Portit të Ri të Durtrësit me portin e thatë të Strugës.

“Për ne ky korridor ka dhe një vlerë shumë të madhe përsa i përket portit të ri të Durrësit, pasi parashikon lidhjen direkte me portin e ri të Durrësit si përmes autostradave, ashtu dhe përmes hekurudhës dhe duke furnizuar kështu portin e thatë të Strugës që do të jetë pjesë e portit të ri të Durrësit. Siç kemi edhe portin e thatë të Prishtinës, i cili sigurisht do aksesohet nga rruga e kombit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbballuku%2Fvideos%2F956951528672677%2F&show_text=false&width=560&t=0

Unë nuk shikoj që të kemi një problematikë këtu përsa i përket pjesës së kompleksitetit gjeologjik apo problemeve të tjera. Shikoj që nga janari në qoftë se mos gabohem kjo ka qenë puna e parë që kemi nisur vitin, pra me inspektimin e këtij kantieri. Unë shikoj që ka ecur shumë mirë, problematika nuk keni hasur, gjeologjia është e mirë, sepse varet shumë edhe nga gjeologjia procesi dhe ecuria.

Bypassi i Librazhdit do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer edhe për shkurtimin e rrugës, pra të Elbasan-Qafë Thanës, edhe për sigurinë rrugore dhe mbi të gjitha do të ulë edhe kostot e mirëmbajtjes vjetore.

Nga ana tjetër duhet të themi që prioritet për ne mbetet bypassi i Elbasanit, bypassi i Elbasanit i cili tashmë është në fazë studimi. Shumë shpejt do të kemi projektin për të filluar më pas garën. Sigurisht ne do të aplikojmë siç kemi bërë me të gjithë bypasset në fondet e IBRD dhe të Bankës Europiane për Investim me shpresën që të kemi mbështetjen e tyre, duke e ditur që ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore dhe të ndërlidhjes, pasi tashmë autostrada Tiranë-Elbasan është një autostradë shumë e frekuentuar, ndërkohë që vijon ndërtimi i korridorit të 8-të. Ne do të kemi në planet tona të të ardhmes rikualifikim të rrugës që lidh Elbasanin me pjesën e Rrogozhinës, pra me daljen në nyjën e Rrogozhinës për të krijuar parametrat e një autostrade që të dalë dhe të lidhet me autostradën e Durrës-Fierit”, ka thënë Balluku. /abcnews.al