Ky është autori i dyshuar i sulmit me armë zjarri të mërkurën në një objekt shëndetësor në Atlanta që la pas një të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.
Lajmi u njoftua nga policia në një postim në Twitter. Autori i dyshuar për sulmin nuk është kapur ende.
Policia iu përgjigj një njoftimi për një sulmues aktiv pak pas orës 12:30 me orën lokale.
Nëpërmjet një njoftimi në Tëitter departamenti i policisë u bëri thirrje qytetarëve në zonën ku ndodhi ngjarja, të qëndrojnë brenda, e të mbyllin dyert, si dhe atyre që nuk ishin aty, të qëndrojnë sa më larg.
Policia e Atlantës postoi katër fotografi të të dyshuarit. Në një prej tyre ai dukej tek hapte derën e një zyre, e drejtonte pistoletën ndaj një objektivi që nuk duket në foto.