Ish kryeminstri, Sali Berisha u shpreh gjatë një interviste në ‘Opinion’ se Edi Rama po e ndihmon me fushatën që po zhvillon si kryetar i PS-së në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit.
Berisha tha se fushata e PD-së që ai drejton është më e zjarrta që ai ka bërë që nga viti 1992, dhe që ka patur më shumë përkrahje nga elektorali blu dhe jo vetëm.
“Ajo që mund të them është se vështrimi juaj është i gabuar. Një fushatë në njërin krah, më e zjarrta që unë kam pasur që nga 1992 deri më sot. Absolutisht më e zjarrta. Fushata që shihni ka një bazë njerëzish që kanë ardhur në bazë vullneti dhe në asnjëlloj detyrimi tjetër. Një fushatë e cila ka një zjarr të brendshëm, e cila quhet frymë, por është absolutisht përcaktuese për fitoren, është fitore. Dhe po më ndihmon me propagandën e tij banale, vulgare të boshatisur, por të bazuar në truke komunikimi, Edi Rama. Unë kam fakte për këto që them. Ai ka strategji që e detyron atë të mos vijë sonte ballë për ballë dhe të ja numërojmë njëri-tjetrit para shqiptarëve jo vetëm programet tona, por edhe të gjithë jetën tonë politike, por nuk vjen dot ai këtu sepse këtu i del baxhanaku me 110 tendera, i dalin sarajet e Surrelit.”, tha kryedemokrati.