Një foshnjë disa javëshe është gjetur në Golem dhe është dërguar në spital orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Aktualisht ndodhet në pediatrinë e Durrësit. Policia ka identifikuar nënën 22-vjeçare që e ka braktisur dhe  po kërkohet për tu shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Foshja është gjetur në plazhin e Golemit, dhe gëzon shëndet të plotë.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.