Tropojë
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.
Arrestohet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga Kosova, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit A. O., 45 vjeç, banues në Tropojë.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 06.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.