Stambolli do të organizojë sipas parashikimeve fillestare, finalen e UEFA Champions League dhe nuk do të ketë ndryshim destinacioni siç është përfolur kohët e fundit.
Vendimi është marrë nga UEFA që bën me dije se ka bindjen që metropoli turk i ka të gjitha mundësitë për të ofruar sigurinë e nevojshme edhe pse këtë muaj do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe frika fillestare ishte që policia nuk do të ishte në gjendje të ofronte siguri për ndeshjen.
“Duke marrë shkas nga disa lajme të pabazuara të publikuara në media, UEFA dëshiron të qartësojë edhe një herë pozicionin që kemi në lidhje me finalen e Champions League 2023. Siç është programuar, ndeshja do të zhvillohet në Stamboll në 10 qershor 2023. UEFA nuk ka asnjë përplasje me institucionet politike, qeveritë apo federatat kombëtare”, thekson UEFA.