Pas kthimit të tij nga Miami, Gerard Pique i është futur me kokë biznesit të tij me synimin për të rritur Ligën e Mbretërve. Por sipas Nacional.cat, atij së fundmi i është dashur të udhëtojë sërish drejt Milanos, si duket jo për qejf pasi nuk shoqërohej nga partnerja e tij Clara Chia.

Kjo e fundit i ka shfrytëzuar këto ditë pa partnerin për t’u argëtuar siç konfirmohet nga programi ‘Chisme no like’, i cili shpërndau disa imazhe të të dashurës së Pique-s teksa po shijonte jetën e natës në Barcelonë.

Nga imazhet Klara shihet e “e dehur”: “Do t’ju tregojmë se sa e çmendur është Clara Chia. Ajo po pinte alkool, e shtrirë në dysheme me këmbën lart. Kjo është Clara Chia e vërtetë. Kjo nuk është ajo që shohim me Pique-n, krejt modeste. Ja çfarë ka frikë Shakira. Të gjitha shoqet e saj janë gjahtare burrash, vajza feste”, tha Javier Ceriani, drejtues i programit.