Kryetari I PBDNJ-së, Vangjel Dule ka denoncuar se në Himare po bëhet presion ndaj zgjedhësve.

“Nga informacionet që kemi nga përfaqësuesit e koalicionit Bashkë fitojmë do të denoncoj anktivizimin e të afërmve të kandidatit të PS që ushtron presion dhe ofron para në kërmbim të marrjes së kartave të identitetit. Ai ushtron presion mbi zgjedhësit para qendrave të votimit. Në shumicën e qendrave të votimit nuk ka polici. I kërcënojnë qytetarët duke u thënë se po fotografohen të gjithë dhe do ju përdoren. Ftoj policinë që ti ndjekë këto raste dhe detyrimit ligjor ti përgjigjet në kohë. Janë në terren sidomos në qendra që janë në distancë më të largët punonjësit e kadastrës që duke dispunuar listat e banorëve që kanë çështje të pazgjidhura i kërcënojnë se nuk do të marrin zgjidhje nëse nuk votojnë për PS-në”, ka thënë ai.

Vijon…